Panuçi shpërthen: Cikalleshi më mori në telefon pas nisjes së avionit

0

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, duke folur nga selia e FSHF-së në analizën e dy ndeshjeve të tij të para, është ndalur gjatë te çështja Cikalleshi, duke mbajtur një fjalim të gjatë, ku dallohej qartë nervozizmi i tij me sjelljen e sulmuesit tonë, i cili nuk u paraqit në orarin e caktuar dhe e njoftoi trajnerin se duhej të vonohej, sepse po firmoste me një klub të ri në Turqi.

“Kontrata firmosej në Tiranë, menaxheri mund të vinte në Tiranë, kontrollet mund të bëheshin në Tiranë. Avioni nisej në 8 të mëngjesit, telefonata më erdhi në 9 të mëngjesit, pas nisjes së avionit. Kjo është mungesë respekti ndaj meje dhe kombëtares. Kombëtarja është kombëtare, duhet respekt. Le të vinte menaxheri në Tiranë, ta firmoste kontratën, apo të gjendej një mënyrë tjetër. Abrashi e Kukeli nuk vinin dot në 12, por erdhën në 3, kur zbriste avioni. Por nëse stërvitja ishte në orën 1 dhe mundësitë i kishin, duhej të ishin aty. Nëse dikush më telefonon dhe më kërkon leje sepse ka djalin sëmurë, le të vijë edhe të mërkurën, jo të hënën, sepse familja vjen para gjithçkaje. Megjithatë, nëse bëhet fjalë për një kontratë, atëherë menaxheri që merr përqindje nga kontrata, ai duhet të vijë në Tiranë. Këtu është kombëtarja, jo pazari i Tiranës. E them këtë për të gjithë, jo vetëm për Cikalleshin. Nëse dikush vjen sot, dikush nesër, e kështu me radhë, atëherë gjithçka merr fund. Këto janë gjëra që ndodhin në çdo familje: të gjithë hanë në një orë, askush nuk duhet t’i vendosë këmbët mbi tavolinë, ka rregulla. Cikalleshi duhej të vinte në kombëtare, të firmoste këtu, do festonim së bashku për të, por duhej të ishte në Tiranë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image