Panuçi dhe Italia jashtë Botërorit: Problemi është shumë më i madh se eliminimi

0

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka komentuar sot eliminimin e Italisë në play-off, duke mbetur jashtë Kupës së Botës 2018. Për Panuçin Italia ka probleme madhore, që janë shumë më serioze se thjesht qëndrimi jashtë një Botërori. Puna me të rinjtë është në nivele skandaloze dhe mentaliteti është i gabuari, ndaj sipas Panuçit, Italia nuk kthehet më protagoniste, pa bërë revolucion.

“Si italian, më vjen shumë keq, por problemi i Italisë është shumë më i madh sesa duket. Nuk është vetëm eliminimi, është gjithë sistemi që nuk është në rregull. Nuk punohet në sektorin e të rinjve, ndërsa Gjermania pas Botërorit 2006 rindërtoi gjithçka tek të rinjtë. Ne kemi shumë probleme sepse shumë njerëz që marrin vesh nga futbolli, nuk lejohen të hyjnë. Pastaj skandalizohemi nga rezultati, por është pasojë e punës që bëhet. Unë kam eksperiencat e mia dhe shpesh është shumë e vështirë të punosh në Itali. Unë e konsideroj veten shumë me fat, kam një federatë dhe president që më lejojnë të punoj i qetë, ndërsa bilanci bëhet në fund.

“Problemi i Italisë nuk është kombëtarja, është Seria B, Lega Pro, moshat. Është shumë e largët mundësia që Italia të kthehet sërish protagoniste dhe si italian, kjo më trishton, por duhet pyetur gjithmonë pse. Kur ngre pyetjen pse dhe sistemi nuk funksionon, atëherë duhet ndryshim total”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image