Kukësi në merkato, një maroken në vend të Alijevit

Në radarët e Kukësit përfundon një sulmues maroken, i cili mund të jetë pasuesi i azerit Alijev

Jurgen Zela

Merkato do dhe pak më shumë se një muaj që të hapet, megjithatë te Kukësi kanë nisur që të mendojnë që tani për merkaton dhe në dispozicion të kampionëve kanë nisur që të paraqiten CV-të e para. Edhe pse ndryshimet në janar pritet të prekë të gjitha repartet, në horizont del emri i parë që mund t’i bashkohet Kukësit. Fakti se Alijev nuk po përshtatet dot në kampionatin shqiptar dhe nuk po mundet që të tregojë sa vlen bën që Kukësi të presë pafundësisht dhe po mendohet për një tjetër alternativë në sulm. Nga Maroku i largët duket se mund të vijë “shpëtimi” i Kukësit, mëson “Sport Ekspres”. Edhe pse kampionët kanë sulmin e dytë më të mirë, nuk ka mjaftuar që të jetë së paku afër kreut.

HABA – Verilindorët kanë nisur që të analizojnë lojtarët që do i ofrohen më pas trajnerit për të marrë konfirmimi i tij, që më pas të nisin negociatat. Hamza Haba është një nga emrat e parë që po shqyrtohet nga Kukësi. Bëhet fjalë për një lojtar shtatlartë, i cili mund të luajë jo vetëm si sulmues qendre, por dhe në të dy krahët e mesfushës dhe sulmit. Haba është vetëm 21 vjeç dhe i gjatë 1.85. I lindur në Marok dhe i aktivizuar vetëm në vendin e tij. Në sezonin aktual ka arritur që të shënojë 4 gola në 7 ndeshje, duke qenë titullar fiks te klubi i tij Olimpik Safi. Këmba e tij e preferuar është e majta, si dhe është mjaft i fortë dhe në luftën në ajër. Në dukje një sulmues me kualitet, që mund të jetë një goditje e kampionëve, pasi të dhënat janë mjaft premtuese, jo vetëm për gjysmën e mbetur të sezonit, por edhe për të ardhmen.

Image may contain: 1 person

PROBLEMI

Kartoni i Habas është pjesë e FAR Rabatit, por aktualisht aktivizohet në Olimpik Safi, i cili ka siguruar shërbimet e 21-vjeçarit me formulën e huazimit. Të dyja këto skuadra militojnë në ligën më të lartë marokene. Mbetet për t’u parë nëse lojtari do të zgjidhë kontratën me klubin e tij për t’i hapur rrugë transferimit në Kukës. Nuk përjashtohet mundësia që Kukësi të gjejë gjuhën e përbashkët me skuadrën marokene, por duket e vështirë që verilindorët të investojnë për të marrë shërbimet e sulmuesit. Gjithsesi, dëshira për të provuar një aventurë europiane mund ta bindë sulmuesin që të provojë eksperiencën në Shqipëri, pasi Kukësi mund ta joshë jo pak, sepse bëhet fjalë për skuadrën kampione të Shqipërisë.

Milinkoviç e ka theksuar shpesh herë se pret merkaton e janarit që të ndërhyjë në merkato. Një sulmues në nivelin e Gurit dhe Bakajt atëherë reparti i avancuar do të ishte i sigurt, duke pasur parasysh që në krah janë dhe dy lojtarë si Kale dhe Ethemi. Merkato do dhe ende shumë ditë që të hapet, megjithatë te Kukësi kanë nisur që të lëvizin.

SKEDA

Emri: Hamza

Mbiemri: Haba

Mosha: 21-vjeçar

Vendlindja: Marok

Pozicioni: Sulmues/Mesfushor

KARRIERA

2014-2017 FAR Rab

2017-      Olimpik Safi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online