Orges Shehi ka një mesazh: T’i japim kohë ndryshimit të brezave, do të vijë rezultati ndaj Islandës

Shqipëria do të përballet ndaj Islandës me misionin për të marrë tre pikët që na mbajnë ende në garë për një kualifikim të mundshëm në Europian. I ftuar në “Supersport”, figura e njohur e futbollit në vendin tonë, Orges Shehi, ka edhe një mesazh të veçantë që shkon për ambientin kuqezi.

Kështu, sipas Shehit, kemi të bëjmë me një ndryshim brezash te Kombëtarja dhe për këtë arsye janë marrë disa rezultate negative. Me dhënien e kohës tek të rinjtë, pas disa kohësh do të rikthehen edhe rezultatet pozitive te Shqipëria.

“Sigurisht që është një ndeshje e rëndësishme në këtë fazë ku jemi për vazhdimësinë e skuadrës. Mendoj se tani edhe ekipi do të marrë rezultat. Trajneri do ta fitojë lojën dhe do të shfaqet krejtësisht ndryshe, pasi kemi Manaj dhe Cikalleshin në sulm. Brezat ndryshojnë dhe dikur kishte armë të fortë bashkimin tonë. Kishim gjithmonë të njëjtët lojtarë, që me kompaktësinë, merrnim rezultate të mira. Duhet t’i japim kohë, pasi flitet për një ndryshim brezash dhe do të shfaqen edhe ata”, ka thënë Orges Shehi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *