Orët e fundit të merkatos së dimrit, Kleis Bozhanaj transferohet te Napoli

0

Napoli afron në organikën e tij një tjetër futbolliat shqiptar. Pas Hysajt dhe Rrahmanit tashmë është radha e Kleis Bozhanajt që të bashkohet me napoletanët. Sulmuesi shqiptar do të lërë kështu të rinjtë e Empolit, teksa ka firmosur për primaveran e Napolit.

Formula me të cilën 18-vjeçari shqiptar është bashkuar me të kaltrit është nëpërmjet huazimit 6 mujor deri në përfundim të këtij sezoni. Ndërkohë Napoli do të ketë të drejtën e blerjes në momentin që huazimi do të shkojë drejt fundit nëse bindet nga aftësitë dhe paraqitja e Bozhanajt./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.