Ofendimet serbe, Xhaka i hesht në mënyrë perfekte

Një video interesante qarkullon online, ku ka xhirime nga momente pas sfidës mes Serbisë e Zvicrës. Me shumë se ndeshja në fushë, bëri bujë përgjigja e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, që shënuan dhe festuan me shqiponjë, duke u dhënë përgjigjen e duhur tifozëve serbë e rusë që fishkëllyen gjithë kohën nga tribunat.

Tani, disa ditë pas atij takimi, publikohen pamjet nga momenti kur Xhaka del nga fusha. Një tifoz serb e shan në shqip dhe Xhaka i kthehet me buzëqeshje, duke i bërë shenjë që të mos flasë dhe duke i treguar edhe rezultatin e ndeshjes.

Mjaftonte kaq për ta dhënë mesazhin e vet dhe për të çmendur edhe më keq ata që mendonin se do ta irritonin duke e ofenduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *