“Nuk mundet të tërheqë djallin”, ish-trajneri i Milanit kritikon klubin: Nuk rindërtohet me Ibrën

Ish-trajneri i Milanit dhe njëkohësisht një emër i madh i futbollit italian, Alberto Zaccheroni, nuk i ka kursyer kritikat e tij për kuqezinjtë. Pas derbit tekniku italian ka shfaqur rezerva edhe për politikat e klubit për mënyrën se si kërkon të rindërtojë edhe njëherë ekipin. Sipas tij nuk mund të flasësh për rindërtim duke marrë Ibrahimoviç në skuadër, kjo për vet vitet që suedezi mbart mbi supe.

“Në çdo rast, nuk mund të rindërtosh me Ibrahimoviç. Në vitet e ardhshme ai nuk do të mund të tërheqë “Djallin”, sepse është 38 vjeç. Pastaj më lejoni të them një gjë të fundit: është turp që Zlatan asnjëherë nuk e ka fituar Topin e Artë”, ka thënë Alberto Zaccheroni./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *