Nuk ka mrekulli në Champions, ja pengesa e Shkëndijës për Europa League

0

Shkëndija nuk ka mundur të bëjë mrekullinë, edhe pse ishte e pamundur që të ndodhte në Shkup një përmbysje pas humbjes 3-0 në Austri, ndaj Salcburgut. Skuadra e Qatip Osmanit, edhe pse vuri në fushë zemrën, grintën dhe besimin, nuk mjaftoi, teksa përpos rasteve të shpërdoruara, në fund edhe u godit nga Ramaljo në kohën shtesë.

Sakaq, rrugëtimi në Champions për kuqezinjtë ka mbaruar, por jo ai për Europa League, ku në playoff do të gjejë fituesin e çiftit Rozenborg-Kork Siti teksa ndeshja e parë ka përfunduar 1-1 në Ukrainë. Kështu, me shumë gjata, pengesa e radhës për të shkuar në grupet e Europa League do të jetë skuadra norvegjeze për shqiptarët.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.