Nuk ishte Ronaldo problemi, Bejl është një dështim

0

Kur Kristiano Ronaldo u largua në verë nga Reali i Madridit, Florentino Perez nuk bleu asnjë emër të madh, me një justifikim që kishte logjikë: portugezi u kishte “marrë frymën” lojtarëve të sulmit, duke nisur nga Geret Bejl, i cili u ble për të qenë lider te Reali dhe i duhej një sezon i plotë si pikë referimi për të treguar se mbetet një ndër lojtarët më të mirë në botë.

Rreth dy muaj kanë mjaftuar për ta kuptuar se gjithçka është e kotë dhe Bejl nuk ka të ardhme në Madrid.
Shifrat janë për të vënë duart në kokë: uellsiani nuk shënon prej 550 minutash në La Liga, që prej 1 shtatorit.

Plot 9 ore e 10 minuta në fushë pa shënuar, një rekord negativ që flet qartë për krizën e Bejl, i cili ka ecur paralel me krizën e Realit, pa bere asgjë ndryshe nga të tjerët dhe duke treguar se nuk është lojtar që bën diferencën dhe merr përsipër të nxjerrë ekipin nga momentet e vështira.
Trajneri i ri Solari tha të premten se priste që Bejl të tregonte cilësitë e tij në çdo ndeshje, por “shkundja” e tij ishte e kotë.

Ndaj Vajadolidit Bejl luajti 71 minuta, ishte një fantazmë në fushë dhe bëri shumë gabime në pasim, ndaj Solari e ndërroi dhe uellsiani nuk i dha as dorën kur doli. Ndërkohë, nga Bernabeu vërshoi një shi fishkëllimash, sinjal i qartë se tifozët nuk presin me asnjë ringjallje nga Bejl.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.