“Nuk është si këta të tjerët”, Agustin Kola flet për Egbonë: Nuk rri gjithë ditën pas presidentit

Një emër i njohur i klubit të Tiranës, Agustin Kola, ka folur në një prononcim për “Report TV” për ish-skuadrën e tij, që ditën e nesërme do të luajnë edhe derbin me Partizanin. Bardheblutë vijnë më në formë kundër rivalëve të tyre, teksa aktualisht mbajnë kreun dhe koha kur nuk kanë pësuar humbje që prej derbit të fundit të zhvilluar. Për këtë meritë të madhe sipas Kolës merr trajneri Egbo, për të cilin thotë se përqendrohet vetëm te fusha dhe nuk merret me presidentët.

Gjithashtu për ikonën bardheblu derbi ka ditur gjithnjë si të sjellë bukuri dhe fitohet me anë të qetësisë në fushë. Një tjetër çështje ku Agustin Kola është ndalur është edhe ajo e tifozëve, të cilët i kritikon për sjelljen e fundit në “Air Albania”, ku dëmbtuan ulëset e stadiumit.

“Kam qenë që në fillim pro trajneri Egbo. Ka 20 vjet që jeton në Tiranë, ka qenë lojtar i Tiranës, portier profesionist. Është njeri kërkues, familjar. Nuk është si këto të tjerët që rrinë gjithë ditën pas presidentëve. Ai e ka mendjen te fusha.

Dëshira ime është të fitojë Tirana, por derbi gjithmnonë përgjegjësi për ekipin e Tiranës. Si në kohën tonë edhe në kohën e sotme. Derbi gjithmonë ka sjellë bukuri. Ju e keni parë edhe kur Partizani ka qenë në kategorinë e dytë sërish është mbushur stadiumi. Në derbi fiton ai që ruan qetësinë në fushë, do përqendrim.

A ka gjë më të bukur se ai stadium që të bën për vetë?! Tifozët të mos meren me këto gjera, jo thyerje stolash, jo sharje, jo ofendime sepse e kam pa kohët e fundit që janë ngritur këto çështje. Fusha e lojës i ka të gjitha”, ka thënë Agustin Kola./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *