Një tjetër shqiptar drejt Kroacisë, Rijeka shfaq interes për “ish”-in e Skënderbeut

0

Klubet kroate po i kushtojnë gjithmonë e më shumë rëndësi lojtarëve shqiptarë. Në vitet e fundit futbollistë si Rrahmani, Kastrati dhe Uzuni kanë spikatur në kampionatin kroat duke u kthyer në asete të vlefshme për klubet përkatëse.

Një tjetër lojtar shqiptar që mund të zbarkojë së shpejti në Kroaci është ish-futbollisti i Skënderbeut, Suad Sahiti.  Sipas “novilist.hr”, klubi i interesuar për 24-vjeçarin është Rijeka. Në rast kalimi në Kroaci, Sahiti do të ketë mundësi të luajë në të njëjtin kampionat me vëllain e tij të vogël Emirin, i cili prej një viti e gjysmë është pjesë e Hajdukut të Splitit.

Pas largimit nga skuadra korçare mesfushori firmosi në kampionatin grek me Larisën dhe disa muaj më vonë në Bullgari me Septemvri Sofian, por në të dyja rastet mundur të gjejë një vend stabël në formacion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.