Një lider i lindur/ Xhaka kapiten si në fushë dhe në shtëpi, fiton edhe “duelin” familjar me Taulantin

Granit Xhaka e ka kaluar tashmë atë moment të vështirë me skuadrën e Arsenalit dhe është rikthyer sërish në një element kryesor për Artetën. Përplasja me tifozët i hoqi shiritin e kapitenit nga krahu, por futbollisti shqiptar është një lider edhe pa të. Këtë e pohojnë fjalët e vetë trajnerit të “topçinjve“ pak ditë më parë, ndërsa edhe në fushë duket qartë ndikimi i tij në ekip.

Madje në ndeshjen e kaluar, Aubamejang do i linte sërish shiritin në krah Xhakës për 10 minutat e fundit të takimit. Padyshim një lider i lindur, e kjo dallohet që në moshën më të hershme të tij. “Kur isha më i ri, edhe pse kisha një vëlla më të madh, prindërit m’i jepnin mua çdo ditë çelësat e shtëpisë. E kam në ballë që jam një lider”, janë fjalët e Granit Xhakës. Pra një lider edhe në shtëpi e jo vetëm në fushë. Pavarësisht se më i vogël në moshë, Graniti e ka fituar “duelin” me Taulantin brenda familjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *