“Edhe ne na thonin:“Hë u morët vesh“, Shyti i Teutës flet për rastin Tirana: I ka mësuar njerëzit me fitore

0

E gjithë vëmendja këto ditë ka qenë te ajo ndeshje mes Bylisit dhe Tiranës e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në përfundim të saj shumica ishte në një mendje se nuk kishin të bënin me një takim normal, duke ngritur akuza të forta për trukim. Madje edhe vetë FSHF do të niste menjëherë hetimet për ndeshjen.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe Artan Shyti. Drejtori sportiv i Teutës ka thënë për “Report TV“ se Tirana ka rënë tashmë pre e nivelit të saj. Fitoret e njëpasnjëshme të bardhebluve e kanë rritur shumë pritshmërinë e opinionit sportiv dhe në një rast të tillë kur humbet bën të lindin dyshime. Shyti zbulon madje se edhe pas fitores së Teutës kundër Tiranës, kishte njerëz që mendonin se mund të ishte arritur një lloj marrëveshjeje, pavarësisht se nuk kishte asgjë të vërtetë në këtë mes.

Megjithatë Shyti thekson se kishte një reagim unik për ta penguar fenomenin e trukimit. Sipas tij nevojitet një hetim i plotë i asaj ndeshjeje, pasi kurdisja e takimeve është një vepër penale. Në rast se dyshimet rezultojnë të vërteta atëherë personat përgjegjës duhet të dalin përpara drejtësisë, në të kundërt futbolli shqiptar do të njolloset.

“Tirana ra pre e nivelit të saj dhe njerëzit nuk panë Tiranën normale agresive. Edhe në ndeshjen me Teutën, Tiranën e vuri në vështirësi dhe fitoi dhe pas ndeshjes dëgjova njerëz që thonin ‘hë u morët vesh’? Gjë që nuk ishte e vërtetë. Tirana i kishte mësuar njerëzit që të fitonte gjithmonë, u krijua ideja se kushedi se cfarë ka ndodhur. Reagimi ka qenë i madh, që do të thotë që njerëzit do ta kishin kuptuar më me sportivitet nëse diferencat do të ishin më të vogla dhe Tirana do të ishte më agresive. Ishte diçka përtej normalitetit, por që këtu dhe deri kur të themi se ishte trukuar është një hap i madh që duhet verifikuar nga institucionet.

Unë dua të them se reagimi më bëri shumë përshtypje, FSHF-së, por edhe i medias, tifozëve dhe nuk jam dakord me Kodrën, reagimi i klubit dhe presidentit vinte në dispozion veten dhe klubin për hetime dhe kjo është pozitive, konstatoj se ka një front unik që këto fenomene të dyshimta, akoma jo të vërtetueshme, të ndodhin. Është hera e parë në këtë kampionat që krijohet ky dyshim, ndërsa reagimi është unik për ta penguar këtë. Nëse ne e lejojmë dhe nuk e shoqërojmë me hetime institucionale, kjo është e shumë e rrezikshme. Patjetër që duhet të vijojnë hetimet.

Ne jemi dëshmitarë të fjalëve, informacioneve nga Betradar, që monitoron bastet, dhe që më pas nxjerr anomalitë, që vlerësohen që lidhen me trukimet apo me tolerimet, kur nuk shoqërohen me lëvizje të kapitaleve financiare. Ka ardhur koha që vlerësimet dhe hetimet të bëhen të plotë, pasi ndryshe, në vendet që të ndikojmë sportin të pastrohet e bëjmë pis. Duhet analizë dhe vlerësim institucional, trukimi është vepër penale dhe kjo mund të cojë deri në vënin përpara përgjegjësisë penale. Ndryshe cdo dyshim që kthehet në akuzë është e dëmshme. Jo dënim me fjalë pa pasur fakte konkrete. Duhet të vlerësojmë frontin unik, përfshirë edhe klubit të Tiranës. Unë në pozicionin e presidentit pashë një reagim pozitiv për të hetuar kush ka tagrin”, ka thënë Shyti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.