Një kuksian dhe një beratas për dibranët, Mziu e Çaço firmosin me Korabin

0

Drejtuesit e Korabit kanë hedhur një hap serioz në merkaton e tyre, pasi të hënën paradite kanë afruar dy lojtarë me eksperiencë në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për dy mesfushorë që në sezonin e kaluar luajtën me Besën e Kavajës. Sokol Mziu dhe Ervis Çaço do të jenë sezonin e arshshëm pjesë e Korabit dhe këtë e konfirmon për SportEkspres.com vetë Presidenti i skuadrës dibrane, Fehmi Mëziu.

“Ne sapo mbyllëm marrëveshjet me dy mesfushorë që sezonin e kaluar ishin pjesë e Besës së kavajas. Kemi rënë dakord me Sokol Mëziun që kthehet në vendlindjen e tij dhe Ervis Çaço, dy mesfushorë që te Besa në sezonin e kaluar kanë luajtur si titullarë. Për ne jenë dy përforcime që na shërbejnë në synimet tona për sezonin e ri, i cili me ndryshimet që ju bënë nga FSHF-ja 10 ditë më parë, do ketë garë të fortë e të vështirë”, deklaroi Fehmi Mëziu.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.