Nga Superiorja te droga në Angli, burgoset ish-futbollisti i Besës

0

Në Angli është mbyllur me sukses një operacion për kapjen e një rrjeti shpërndarësish kokaine, thuajse të gjithë nga Shqipëria. Grupi vepronte në Londër dhe janë arrestuar disa persona, të cilët transportonin kokainën duke e fshehur në makinat e tyre, ndërkohë që 8 persona, nga të cilët 7 shqiptarë, janë arrestuar dhe dënuar me 43 vite burg në total.

Gjatë operacionit, u kap kokainë me vlerë thuajse 1 milion sterlina, si dhe u konfiskuan shumë të konsiderueshme parash.

Një ndër personat e dënuar është edhe një ish-futbollist, Valon Bajgora. Ish-mesfushori nga Kosova ka luajtur në Shqipëri në sezonin 2006/2007, kur veshi fanellën e Besës për disa muaj. Bajgora ka luajtur edhe për disa klube të tjerë në Kosovë, por duket se ka zgjedhur një mënyrë tjetër pasurimi, më të shpejtë dhe më të rrezikshme. Bajgora pranoi akuzat dhe kërkoi ulje dënimi, duke u dënuar me 2.8 vite burg.

Valon Bajgora, 34, who was arrested with the gang's leader at a restaurant in West Hampstead

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image