Nga Gjasula te… Gjasula, njëri pa ekip, tjetri shënon!

Një familje futbollistësh e ndarë, edhe pse luajnë në Gjermani. Po flasim për Jurgen dhe Klaus Gjasulën, që megjithatë kanë marrë drejtime të ndryshme.

Nëse për Jurgenin duket se karriera është “e ngrirë”, pasi po stërvitet me Vyrcbyrger Kikers, në pritje të një transferimi, me shumë pista, si Australi, Gjermani, Turqi dhe madje Tajlandë, i vëllai Klaus, që aktivizohet me Paderbornin, skuadër që këtë sezon do të luajë në Bundesliga 3, ka shënuar ndaj Monakos, në fitoren 3-2 në miqësore.

Ai realizoi në minutën e 28-të të ndeshjes. Kujtojmë që Klausi është 28 vjeç dhe luan si mesfushor qendre. Ai ka nënshtetësi gjermane dhe shqiptare.

Sigurisht, edhe Paderborn ka shfaqur interes për Jurgenin, që do të bënte konkurrencë me të vëllain…

Sakaq, në Poloni ka nisur kampionati dhe një tjetër futbollist i një familje shqiptar, Vullnet Basha (Visla Krakova) ka zbritur në fushë, duke luajtur 90 minuta ndaj Arka Gdinia (0-0)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *