Nga 75 milionë eurot, tek emri: Dervishaj “zbërthen” stadiumin kombëtar

Të gjithë po presin se kur do të jetë gati stadiumi i ri kombëtar. Momentalisht quhet “Arena Kombëtare”, por në të ardhmen mund të marrë emër tjetër dhe kjo pasi të zhvillohet një ankand. Ndodh kudo në botë dhe kjo do të sillte të ardhura të rëndësishme për shoqërinë “Kuqezi”.

Arben Dervishaj, me profesion inxhinier ndërtimi, është pjesë e Komitetit Ekzekutiv dhe i ftuar në emisionin “Pressing, që transmetohet në ABC News dhe drejtohet nga Gerti Çarçani, ka zbuluar detaje të reja rreth stadiumet. Kosto, emri, vonesat dhe planifikimi për të bërë koncerte: disa nga temat e prekura nga Dervishaj.

KOSTOJA – “Deri tani sa di unë, kostoja totale do shkojë diku te 75 milionë Euro. Kapaciteti 22 mijë të ulura neto, spektatorë.  Kostoja nuk është për ne. Është për ata që ka hedhur lekët. Kontrata është e tillë që ajo i merr ambientet vetë. Ne na transferohen stadiumi dhe ambientet e saj, ndërsa pjesën tjetër e ka kompania tjetër në pronësi. Kjo është formula e bashkëpunimit”.

SHITJA E EMRIT – “Emri është subjekt marketingu. Ajo do bëhet me ankand. Nuk e vendos unë. Emri siç janë të gjitha stadiumet në botë është subjekt i marketingut. Ata do ta vendosin  janë shoqëria “Kuqezi” që vendosin nëse e shesin apo jo. Procedura do të jetë në formën e ankandit. Ai që ofron më shumë ai do të marrë dhe ankandin”.

ECURIA E PUNIMEVE DHE DETAJE TË TJERA – “Tribuna e gazetarëve është menduar të ketë 160 gazetarë në ndeshjet e kategorisë A. Ambientet do të jenë më të mira se në Shkodër. Tribuna e gazetarëve do të jetë mbi tribunën VIP”.

“Në këto momente vazhdohet të punohet. Fusha fillon në muajin Mars se atëherë është dhe periudha më e mirë për të mbjellë barin. Tapeti do porositet që tani që të jetë gati për në Mars që të instalohet. Nga Marsi në Qershor është kohë e mjaftueshme që ai bar të stabilizohet që të luhen ndeshjet”.

“Nuk ndodhi ndonjë gjë, punimet nuk janë shtyrë aq shumë. Ne na vonoi shkalla monumentale se në projektin e parë nuk ishte dhe ne na detyroi të ndryshonim planin. Në pjesën veriore të stadiumit, në gërmim bazamenti doli më i dobët dhe u detyruam të shkonim një kat më poshtë. Kjo na vonoi që na kërkon këtë kohë. Nuk është se ka vonesa për gjëra të tjera”.

“Stadiumi është i mbuluar në të gjitha tribunat. Madje tribunat janë mbuluar më shumë se stadiumet e tjera. Asnjë nga rreshtat e parë nuk mund të laget. Fusha nuk do mbulohet. Kemi porositur mbulesë që do përdoret për të mbuluar fushën në raste kur ka shtrëngatë apo bie borë”.

PLANI – “Ndeshjet i zhvillon federata jo stadiumi. Ky stadium do funksionojë si ekonomi. Do krijojë të ardhura. Përveç të ardhurave nga ndeshjet do nxjerrë dhe të ardhura të tjera sepse ka kosto. Zoti Bardhyl Minxhozi do menaxhojë stadiumin dhe është menduar të zhvillohen koncerte”.

“Në atë stadium kombëtarja do lozë. Ekipet e kryeqytetit natyrisht e kanë të hapur për të luajtur. Tirana ka një stadium, mesa di unë ka dhe në plan për ta rregulluar. Partizani hë për hë nuk ka një stadium, por ka nisur për të pasur një mini-stadium. Derbi do ta shijojmë në stadium tamam me të gjitha kushtet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *