Nervat i kushtojnë derbin me Milanin, vendimi i disiplinës nga Italia për Martinez

Ndeshja e fundit nuk përfundoi në mënyrë të mirë për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. Megjithëse i dhuroi golin e vetëm skuadrës së tij kundër Kaljarit, futbollisti u ndëshkua me të kuq në minutën e fundit të takimit. Irritimi i tij ndaj gjyqtarit solli edhe tensione në fund të ndeshjes, ndërsa një situatë e tillë nuk mund të kalonte aq lehtë për Martinez.

Sulmuesi argjentinas është dënuar me pezullim për 2 takimet e ardhshme. Humbja e kontrollit i kushton futbollistit derbin me Milanin. Përballja mes dy skuadrave nga Milano do të luhet në datën 9 shkurt, por për shkak të dënimit Martinezit do i duhet që ta ndjekë nga tribuna ./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *