“Ne, kreyqyteti i ultrasllikut! Të tjerët për koncertin e Refikut”/ Tifozët e Partizanit ironizojnë Tiranën

Të premten në “Air Albania” do të luhet edhe derbi i Shqipërisë mes Tiranës dhe Partizanit. Një sfidë që shkon përtej tre pikëve dhe vlen sa një kampionat, ku të dyja skuadrat kërkojnë vetëm fitoren. Përveç lojës në fushë një spektakël i vërtetë është dhënë edhe nga tribunat, teksa tifozët e të dy klubeve kryeqytetase kanë ditur gjithnjë si t’ia shtojnë hijeshinë derbit.

Por sfida ka nisur përpara kohe me “Ultras Guerrils” që kanë ironizuar tifozët e rivalit të tyre të përjetshëm. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” tifozët e Partizanit bëjnë thirrje të jenë të pranishëm në stadium. “Ne, kryeqyteti i ultrasllikut! Të tjerët për koncertin e Refikut”, kanë qenë fjalët me të cilat kanë thumbuar mbështetësit bardheblu, nisur edhe nga fakti se në pushim të pjesëve këngëtari Majk do të perofmojë në fushën e “Air Albania” për të gjithë të pranishmit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *