Në Itali e teprojnë: Arbitri anglez adhuron Madridin dhe “Bernabeun”

Gjithçka për të treguar se Majkëll Oliver e ka ndëshkuar qëllimisht Juventusin në Madrid: në Itali po mundohen të zbulojnë detaje që mund të nxjerrin zbuluar arbitrin anglez dhe duket se kanë gjetur diçka ku të kapen.

Para dy vitesh Oliver dhe bashkëshortja e tij Lusi Mej ishin në Madrid për pushime dhe Lusi postoi në Twitter disa foto nga Madridi, mes tyre edhe stadiumi Santiago Bernabeu, ndërsa shkruante: “E adhuroj Madridin”.

Kaq është dashur që tifozë të Juventusit të krijojnë një teori konspirative dhe mediat të pasqyrojnë gjithçka, por duket një ekzagjerim total, sepse së pari bëhet fjalë për njerëz dhe nuk është e ndaluar të adhurosh Madridin, ashtu si Barcelonën magjike, apo Londrën e Milanon, qytete fantastike për turistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *