Në Gjermani janë të jashtëzakonshëm, spektakël në… hokej!

0

Futbolli në Gjermani është shumë i ndjekur dhe të gjithë shkojnë në stadium. Pavarësisht gjendjes së ekipit, apo kategorisë ku luan, tifozët mbushin stadiumet dhe udhëtojnë masivisht dhe nëpër transferta.

Mos të flasim për ndeshjet derbi, aty ku nuk ka rëndësi se çfarë loje luhet: futboll, apo… hokej! Këln-Dyseldorf është një derbi i zjarrtë dhe të shtunën dy skuadrat përballeshin mes tyre në hokej.

Stadiumi “RheinEnergieStadion” i vendasve ishte i mbushur plot e përplot, me tifozët që dhuruan një atmosferë spektakolare. E rrallë të shohësh një stadium me kapacitet rreth 50 mijë tifozë plot me tifozë në një ndeshje hokeji.

Këlni e humbi ndeshjen me rezultatin 2-3, duke mos arritur t’ia shpërblejë tifozëve të zjarrtë mbështetjen e madhe, por kjo nuk ka rëndësi. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, ultrasit përgatitën dhe koreografi, ndërsa të gjithë tifozët e Këlnit dhuruan emocione të mëdha.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.