Ndryshim plani, Kosova nuk luan në “Wembley” ndaj Anglisë

0

Kombëtarja e Kosovës bën pjesë në grupin A në kualifikueset e Euro 2020. Së bashku me dardanët, në grupin A bëjnë pjesë edhe ekipe si Bullgaria, Mali i Zi apo dhe Anglia.

Padyshim kundërshtari më i vështirë për Kosovën është kombëtarja e “3 luanëve” dhe përballja e tyre do të luhet në shtatorin e këtij viti. Pikërisht në lidhje me këtë takim, federata angleze e futbollit ka bërë me dije, se ndeshja që është në program për t’u luajtur në 10 shtator nuk do të zhvillohet në mitikun “Wembley”.

Sipas lajmërimit të fundit, ndeshja do të luhet në stadium “St. Mary”, në të cilin luan ndeshjet e saj si pritës ekipi i Sauthemptonit. Kombëtarja e drejtuar nga Gareth Sauthgejt nuk luan në këtë stadium që nga viti 2002. Kosova do ta luajë ndeshjen e parë historikë kundër Anglisë në “St. Mary Stadium”.

St. Mary’s Stadium
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.