Muzaka-Nimaga, eksperiment për sulmin korçar në Zvicër

0

Mungesa e Xhejmsit në Zvicër ka bërë që trajneri Ilir Daja të mendojë për lojtarin, i cili do ta zëvendësojë atë në sulm, edhe pse ka një shans që nigeriani të pajiset sot me vizë. Formacionin zyrtar trajneri do ta deklarojë sot, por kuptohet që sulmi është problem, sepse mungojnë Ali Soue, Nespor dhe Xhejms, pasi ky i fundit nuk ka marrë vizën. Në këtë mënyrë, Skënderbeu do të luajë pa sulmues sot ndaj Jang Bojsit. Trajneri Ilir Daja ka menduar të aktivizojë njërin mes Gjergji Muzakës dhe Bakari Nimagës. Nimaga e ka bërë edhe më parë sulmuesin, por edhe Muzaka mbetet një alternativë e mirë. Mbrojtja është e palëvizshme, për shkak se edhe Radas nuk është gati. Në mesfushë pritet që përveç Osmanit dhe Lilajt të jetë Taku ai që do të plotësojë treshen. Gavazaj dhe Sahiti janë krahët e sulmit, ndërkohë që dilema e madhe është qendra, ku do të zgjidhet njëri mes Nimagës dhe Muzakës. Xhejms i ka prishur shumë punë Dajës për formacionin.

Formacioni i mundshëm i Skënderbeut
Shehi –  Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici – Osmani –  Taku, Lilaj –  Gavazaj, Sahiti – Muzaka – (Nimaga)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image