Musta e mbyll me Teutën, pranë firmës me Flamurtarin

0

Mesfushori nga Elbasani është lojtar i lirë dhe shumë shpejt do vendosë për skuadrën ku do aktivizohet. Konfirmohet pista vlonjate për të
Vladimir Prenga
Teuta njeh vetëm largime deri në këto momente, teksa i fundit që ka tërhequr dokumentacionin në klubin durrsakët është mesfushori Emilajno Musta. Ai kishte nënshkruar para dy viteve një kontratë 2+1 dhe pas bisedës së bërë me drejtuesit e Teutës është rënë dakord që palët të mbyllnin bashkëpunimin. Tashmë 25-vjeçari nga Elbasani është lojtar i lirë dhe shumë shpejt pritet të vendosë për të ardhmen. Ofertat ndaj tij nuk mungojnë dhe njëra prej tyre është bërë pikërisht nga Flamurtarin, sikurse “Sport Ekspres” ka raportuar më parë. Musta e ka konfirmuar diçka të tillë, teksa shkurtimisht për gazetën është shprehur se është lojtar i lirë dhe po shqyrton ofertat, mes tyre edhe atë të vlonjatëve. “Po bisedoj me Flamurtarin, por edhe klube të tjera. Nuk kam firmosur ende, por brenda pak ditësh shpresoj te firmos me klubin e ri”, është shprehur Musta, i cili me durrsakët në dy sezone është aktivizuar në 62 ndeshje, 55 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Gjatë eksperiencës 2-vjeçare ne Teutën ai ka realizuar edhe tetë gola, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të “djemve të detit”.

KARRIERA – Musta ka dalë si futbollist nga Elbasani, aty ku është aktivizuar në Superiore dhe në të Parën, për të kaluar më pas për gjashtë muaj te Shkumbini . Paraqitjet e bëra me peqinasit bënë që në verën e 2014 të kalonte te Partizani, që asokohe drejtohej nga Shpëtim Duro, trajneri aktual i Flamurtarit. Atë sezon nuk pati shumë hapësira te të kuqtë, duke luajtur vetëm në 12 takime, ndërsa një sezon më pas u rikthye në Elbasan. Verdheblutë ranë në të parë, por Musta së bashku më Hilën e Lamçen iu bashkuan Teutës, aty ku ata shpërthyen në sezonin e parë dhe siguruan pjesëmarrjen në kupat e Europës. Pas dy viteve e ka mbyllur me durrsakët dhe tashmë mbetet për t’u parë se ku do të firmosë mesfushori i krahut të majtë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here