Muriqi i zuri vendin, Soldado firmos në Andaluzi

0

Fenerbahçe nuk pranoi të rinovonte kontratën e sulmuesit Roberto Soldado. Futbollisti spanjoll luajti për dy vite në Turqi me skuadrën nga Stambolli dhe tani ka vendosur të rikthehet në vendlindje, ku ka pranuar ofertën e Granadës.

Ekipi andaluzian është rikthyer në La Liga pas disa vitesh qëndrimin në Segunda Divizion. Klubi në pronësi të një kompanie kineze ka vendosur t’ia besojë “çelësat” e repartit të sulmit sulmuesit 34-vjeçar.

Soldado është një emër i njohur për futbollin spanjoll, ku ka luajtur me skuadra si Real Madrid, Osasuna, Valencia, Getafe dhe Vijareal. Në total spanjolli numëron 109 gola në La Liga.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.