Murinjo bën gati revolucionin, kërkon dy nga yjet e Juventusit

0

Murinjo ka urdhëruar klubin të shpejtojë në merkato. Synohet sulmuesi 32 vjeçar i bardhezinjve. 79 milionë euro për Duglas Kostën nëse Juventusi nuk blen kartonin e tij

Zhoze Murinjo ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga ky sezon, ku suksesi i vetëm i “Djajve të kuq” ishte vendi i dytë në Premier pas Sitit të pakapshëm. Ndaj trajneri portugez ka paralajmëruar për një revolucion në skuadër. Ai nuk ka ndër mend të kursejë askënd dhe këte ka deklaruar vetë. Murinjo kërkon të ndërhyjë në të gjithë repartet, por veçanërisht sulmi, që ka lënë për të dëshiruar edhe pse janë shpenzuar mbi 100 milionë sterlina verën e kaluar. Sipas medieve italiane dhe atyre angleze, trajneri i Juventusit i ka vënë syrin dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të Juventusit në këtë sezon, sulmuesit Mario Manxhukiç dhe sulmuesit të krahut Duglas Kosta.

Situata e Manxhukiç – Sulmuesi kroat i Juventusit ka një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2020. Megjithatë gjithnjë e më shumë po diskutohet për një largim të tij në verë. Veçanërisht nëse në Torino do të mbërrijë Alvaro Morata. Ndaj Murinjo ka kërkuar me ngulm afrimin e 32-vjeçarit, i cili i garanton gola dhe eksperiencë. Mançester Junajtid po bëhet gati të humbasë Marsial dhe Manxhukiç, pavarësisht moshës së tij përbën garanci për Murinjon. Tani pritet se me çfarë propozimi do të paraqitet Mançesteri në derën e Juves. E gjithë historia nuk të mbyllet para fundit të kampionatit botëror në Rusi.

Duglas Kosta – Manxhukiç nuk i vetmi bardhezi në planet e Murinjos. Trajneri i Mançesterit i ka vënë syrin dhe sulmuesit të krahut të bardhezinjve, Duglas Kosta. Lajmi është bërë me dije nga “The Sun”. Sipas kësaj gazete, braziliani pëlqehet shumë nga Murinjo. dhe nëse Juventusi nuk do të blejë përfundimisht kartonin e tij nga Bajerni i Mynihut, atëherë Junajtid është gati të paguajë 79 milionë sterlina për shërbimet e tij. Juventusi ka paguar 7 milionë euro verën e kaluar për huazimin e Duglas Kostës dhe tani i duhet të paguajë dhe 33 milionë euro të tjerë për të blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.