Moto GP: Markez i mrekullueshëm, triumfon dhe shpallet kampion bote

0

Moto GP ka njohur sot kampionin e botës dhe ai është Mark Markez. Ishte vetëm çështje kohe ngritja e trofeut nga piloti spanjoll, i cili më Hondën e tij nuk njohu rivalë. Titulli i pestë për të në Moto GP, teksa e fitoi duke festuar fitoren në Çmimin e madh të Japonisë.

Provat një ditë më parë nuk i shkuan siç duhet, pasi e mbylli në vendin e gjashtë. Por sot tregoi vlerat e tij edhe njëherë, teksa që në xhiron e parë i parakaloi katër pilotë dhe u pozicionua në vendin e dytë pas Andrea Doviciozos.

Foto: MotoGP.com

Ky i fundit pati probleme në xhiron e parafundit, teksa doli nga pista. Kështu Markez nuk mund të mos e shfrytëzonte mundësinë dhe e mbylli i pari, duke fituar titullin kampion matematikisht.  Spanjolli është shpallur kampin me tetë gara të fituara, ndërkohë që kanë mbetur edhe tre të tjera për t’u zhvilluar.

Sa i takon atyre që u pozicionuan në podium, ata janë Kal Krutklou dhe Aleks Rins. Italiani Valentino Rosi e mbylli garën në vendin e katërt. Markez fitoi MotoGP-në për të tretin vit radhazi, ndërkohë që në gjashtë vitet e fundit e ka fituar pesë herë. Për të kapur Vale Rosin duhet të fitojë edhe dy tituj të tjerë.

Spary that bubbly

It's never tasted so good ?#Level7 ???????

Gepostet von MotoGP am Samstag, 20. Oktober 2018

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.