Momenti për të pushuar, Strakosha hap krahun

0

Thomas Strakosha sezonin e shkuar nuk mungoi në asnjë ndeshje në Serinë A, ndërkohë që ishte titullar edhe në sfidat në Europa League. Sot Lazio nis aventurën në grupe dhe për portierin e kombëtares është momenti për të pushuar.

Trajneri Simone Inzagi ka menduar që të bëjë rotacion dhe Strakosha nuk do të luajë në takimin kundër Apolon Limasol, që nis prej orës 18:55. Gjithsesi do të luajë titullar një tjetër shqiptar, mbrojtësi i majtë Riza Durmishi.

LACIO (3-5-1-1): Proto; Bastos, Açerbi, Kaseres; Basta, Murgia, Badelj, Milinkoviç, Durmishi; Luis Alberto; Kaisedo. Trajner: Inzagi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.