Mjafton perioda e katërt, Flamurtari përmbys rivalen historike

0

Herë njëra dhe herë tjetra skuadër ka qenë në avantazh, por vlonjatet me shumë eksperiencë kanë përmbysur udhëheqjen e bardhebluve të Avramit

Elton Nika

Flamurtari – Tirana     70-63 

(15-13, 18-19, 13-16, 24-15)

Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Hasanaj, Lloi, Plasa, Palko, Nikpajleviç, Çorto, Kostallari Trajner: V.Toska

Tirana; Këlleci, Pavlov, Gjoni, E.Bujari, G.Bujari, Jaçe, Metaj, Qypi, Milovanoviç, Baraj, Popoviç Trajner: R.Avrami

Gjyqtarë: H.Trajer (Shkodër), J.Muho (Tiranë)

Mjafton një periodë e katërt perfekte për Flamurtarin për të fituar ndaj Tiranës në një ndeshje plot rivalitet dhe emocione në Pallatin e Sportit në Vlorë. Takimi ka nisur me rivalitet nga të dyja skuadrat, por vetëm pas disa minutash lojë Tirana humbet Qypin për shkak dëmtimi. Në parket ka pasur emocione nga të dyja skuadrat. Si Flamurtari, ashtu edhe Tirana, nuk arrijnë dot të shkëputen, ndërsa ekipi vlonjat është ai që ka më tepër saktësi në lojën e vet duke mbyllur me dy pikë avantazh periodën e parë. Edhe në dhjetë minutat e dyta takimi ka rivalitet, ndërsa pas një shkëputje prej gjashtë pikësh të Flamurtarit është Tirana që ngushton rezultatin.

Pjesa e parë është mbyllur 33-32 për vlonjatet. Pas pushimit shihet e njëjta tablo me të dyja skuadrat që janë një hërë njëra dhe një herë tjera në avantazh të ngushtë. Një ndeshje që emocionin e ka brenda, ndërsa tregojnë qartë se janë rivale për titullin kampion, ashtu siç edhe kanë qenë përherë në vitet e fundit. Një kosh i shënuar nga Popoviç i jep avantazhin Tiranës në fund të periodës së tretë me rezultatin 48-46. Por ndryshon gjithçka në periodën e katërt, që është thuajse perfekte nga ekipi i drejtuar prej Viron Toskës. Flamurtari, që mbron mirë dhe sulmon shpejt, përmbys avantazhin e bardhebluve në dy pikë dhe shkëputet në dhjetë pikë diferencë, 67-57. Tirana vetëm ngushton këtë avantazh dhe në fund 70-63 për Flamurtarin, që është fiksuar në vendin e dytë në renditje, kurse bardheblutë kanë mbetur në vendin e tretë.

Basketboll-Kategoria e Parë, grupi A Femra

Java e pestë (17-19 nëntor 2017)

Studenti – Skënderbeu           92-49

Flamurtari – Tirana             70-63

Goga Basket – Vllaznia          E diel, ora 11:00

Renditja

Skuadra         N    F    H    Koshaverazhi         P

Flamurtari      5    4    1    380-334              9

Goga Basket     4    4    0    355-251              8

Tirana          5    3    2    387-288              8

Studenti        5    2    3    339-371              7

Vllaznia        4    1    3    239-300              5

Skënderbeu      5    0    5    257-413              5

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image