Minifutboll / “Ish”-ët e Superiores nderojnë kuqezinjtë, triumfojmë ndaj Irlandës

0

Kombëtarja e Shqipërisë në Minifutboll ka arritur të fitojë ndeshjen e saj të parë në histori. Kuqezinjtë kanë mundur me rezultatin 2-0 përfaqësuesen e Irlandës. Falë golave të Rigersit Dushkut dhe Eugen Shimës. Kjo fitore vjen pas dy humbjeve ndaj Kazakistanit (1-0) dhe Bosnjës (4-2), skuadra këto që kryesojnë renditjen e grupit C, ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë.

Vlen të përmendet fakti se dy shënuesit e takimit kanë luajtur për disa vjet në superiore dhe kategorinë e Parë. Rigers Dushku, në të shkuarën ka qenë pjesë e Partizanit, Kukësit dhe Flamurtarit, ndërsa Shima ka pasur një eksperiencë të shkurtër me Tiranën vite më parë, dhe disa vite në kategorinë e Parë, kryesisht me skuadrën e Mamurrasit.

Renditja e Grupit C

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.