Milner: Askush nuk prek finalen pa vuajtur!

Veterani i mesfushës së Liverpulit, Milner ishte i pafat në këtë takim. Ishte pikërisht anglezi ai që shënoi autogolin që i dha barazimin Romës. Në fjalën e tij pas ndeshjes, Milner tha: “Isha në një pozicion të keq dhe fati na ndëshkoi. Pas atij autogoli, nuk ndihesha shumë i lumtur me paraqitjen time, por rreth meje kam lojtarë të cilët të mbështesin në çdo moment. Mendoj se e kontrolluam ndeshjen shumë më mirë seç tregon rezultati, por duhet ta pranoj se ishte e vështirë. E prisnin të mos ishte një sfidë e lehtë, pasi asnjë ekip nuk shkon në finalen e Ligës së Kampionëve pa vuajtur”,- tha Milner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *