Kapiteni De Rosi: Edhe kur isha fëmijë nuk ndjeja kaq krenari…

Daniele de Rosi ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Liverpulit, duke kujtuar: “Edhe pas humbjes në “Camp Nou”, dikush mendoi se ne do të shpëtonim fytyrë duke thënë se do ta kthejmë, por besonim, ashtu si edhe sonte, ku e treguam. Falënderova djemtë dhe i thashë se duhet ta provojmë sërish vitin tjetër, por në fillim të dalim të tretët ose të katërtët në kampionat.

Për dimensionin që duam, duhet një finale çdo tre vjet dhe jo një finale çdo 30 vjet. Megjithatë, provoj një ndjenjë që as kur isha fëmijë nuk e kisha, praktikisht ndjej krenari, dashuri dhe shumë romanizëm…

Fituam tifozët, fituam Romën. Siç duket, nuk jemi kaq të dobët. Pësuam gol duke qenë të pafat dhe çdokujt do t’i kishte prerë gjunjët, por ne jo… Prekja me dorë? M’u duk e qartë, por pyeta Xhekon dhe më tha “jo”. Ishte e vështirë për arbitrin, siç duket. Ky ekip ka potencial që të mos e mbyllë 20 pikë larg Napolit dhe Juventusit kampionatin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online