Milinkoviç zyrtarisht te Kukësi, serbi i dytë i epokës Gjici

Mlladen Milinkoviç ka firmosur për Kukësin dhe “Sport Ekspres” mëson se nesër në orën 10.00 do të kryhet prezantimi i tij, në zyrat e klubit në Tiranë.

I ka mjaftuar vetëm një sezon shumë i mirë me Luftëtarin trajnerit serb, për të hedhur hapin e madh në karrierë, sepse Kukësi është kulmi i karrierës së tij.

Kampion në fuqi, Gjici duket se nuk kënaqet kurrë, sepse ka hequr qafe Ernest Gjokën duke nxjerrë si justifikim eliminimin nga Liga e Kampioneve dhe penalltinë që iu dha për ta gjuajtur kroatit Pero Pejiç.

Në sezonin 2014/15 Gjici provoi edhe një tjetër serb, Miodrag Radanoviç, me ish-futbollistin e njohur Ivan Gvozdenoviç si ndihmës, por aventura serbe zgjati vetëm pak javë.

Tani provon Milinkoviç: 12 trajnerë në 5 vjet!

Nëse Gjoka iku si kampion, Milinkoviç do të detyrohet të fitojë kampionat, kupë, Superkupë, miqësoret dhe të kalojë nja 2-3 ture në Champions, për të merituar konfirmimin.

Trajnerët e Kukësit në pesë sezone në Superiore

Armando Cungu

Naxhi Shensoi

Sulejman Starova

Shkëlqim Muça

Agim Canaj

Artim Shaqiri

Miodrag Radanoviç, Ivan Gvozdenoviç

Marselo Troisi

Klodian Duro

Hasan Lika

Ernest Gjoka

Mlladen Milinkoviç

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *