Mediat publikojnë skandalin/ Lojtarët e Kosovës e ndezin nga një cigare para nisjes për në Gjeorgji

Kosova do të marrë pjesë në kampionatin e futsallit që do të zhvillohet në Gjeorgji. Bëhet fjalë për raundin e parë kualifikues të kampionatit europian “Euro 2022”. Në grup me dardanët gjendet Austria, Gjermania dhe vendi organizator i këtij turneu.

Por ajo që mediat në Kosovë raportojnë si një skandal, më saktësisht “Kosovapress”, janë fotot e lojtarëve para nisjes për në Gjeorgji. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë kapur duke ndezur dhe fikur nga një cigare përpara udhëtimit. Padyshim që pavarësisht se flitet për një futboll në terren më të vogël, futbollistëve u ndalohet që të konsumojnë cigare, por te dardanët nuk funksionon kështu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *