Më në fund pak futboll në Kategorinë e Dytë, luhet një finale në Orikum

Pas shumë javësh ku nuk është luajtur fare futboll, me shumë ndeshje stërvitore, gola pa fund e gallatë në shumë fusha, Kategoria e Dytë po i afrohet fazës së saj vendimtare, sepse janë ndeshjet play-off për ngjitje në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, fillimisht këtë fundjavë luhet një tjetër finale, sepse në javën e fundit të grupit B në Kategorinë e Dytë Orikumi do të presë Albpetrolin dhe është një sfidë e gjitha për t’u ndjekur.

Orikumi ka një pikë më shumë në renditje dhe i mjafton barazimi për të shkuar në play-off, ndërsa Albpetroli e ka të qartë se pas barazimit në vajtje, këtë radhë nuk mund të mjaftohet me një pikë në bregdet.

Miho kundër Sakajt në stol, faktori fushë mund të luajë një rol të madh, ashtu si eksperienca e lojtarëve të veçantë, duke nisur nga Arbër Dhrami, një luks për Kategorinë e Dytë. Bëhet fjalë për dy ekipe cilësore dhe klube serioze, ndër të paktat klube që meritojnë të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, por për fat të keq njëra do të digjet që tani dhe më pas është finalja play-off.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *