Zyrtare, Interi firmos me liderin e mbrojtjes së Lacios

Interi ka depozituar sot kontratën e Stefan De Vrij, mbrojtësit holandez që largohet nga Lacio me parametër zero në fund të sezonit aktual dhe ishte i lirë të firmoste me këdo.

Kontratë 5-vjeçare me Interin, me 3,8 milionë euro në sezon, një goditje e madhe për zikaltrit, që kanë marrë pa shpenzuar një ndër yjet e Lacios dhe të Serisë A.

Zyrtarizimi i firmës vjen vetëm pak ditë para finales kundër Lacios në Romë, ku Interi do të tentojë fitoren për të shkuar në Champions League.

Do të jetë një ndeshje anormale për De Vrij, sepse do të ketë përballë të ardhmen e tij, por natyrisht ka pak shanse që Lacio ta hedhë në fushë atë ditë, edhe pse holandwzi ka qenë 34 herë titullar në Serinë A këtë sezon (vetëm Thomas Strakosha ka luajtur më shumë se ai).

Për 26-vjeçarin interesoheshin shumë klube, por fitoi Interi, që përforcon ndjeshëm një repart shumë solid, por tashmë nuk përjashtohet largimi i një prej dy pikave kyçe në mbrojtje, Shkriniar ose Zhoao Miranda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online