Mavraj pas humbjes me Francën: Jeni shumë radikal në gjykim, nuk po mbanim dot topin

Shqipëria ka humbur me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Francës, duke u dorëzuar para kampionëve të botës. Goli i vetëm i nderit do të vinte nga Sokol Cikalleshi, atëherë kur gjithçka kishte përfunduar. Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj është shprehur për “Supersport” pas ndeshjes:

“Është e vështirë ta analizoj ndeshjen tani për tani. Nuk kemi pasur guxim me topin. Kemi pasur mundësi të qarkullojmë topin me dy sulmes përpara, por nuk mundëm. Golat e parë ishin gabime të thjeshta. Nuk e shoh si një dramë këtë ndeshje pasi dihet kush është Franca. Edhe ne nuk  është se ishim shumë në formë. Përpara tre viteve ishte ndryshe, sot është ndryshe. Jeni shumë radikal në gjykim. Franca nuk është niveli ynë”, ka thënë Mavraj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *