Maldini: Për Balon kemi 10 vjet që flasim, Mançio do bëjë mirë!

Paolo Maldini ka shuar zërat që e shohin pjesë të Milanit në të ardhmen, nëse Elliott vjen në pushtet. Në fakt, në një intervistë të dhënë për mediat italiane, ai u shpreh se “nuk di asgjë dhe askush nuk më ka kontaktuar”. Ndërkohë, për Milanin dhe UEFA-n, me rrezikun që kanoset për të mbetur jashtë kupave, tha se “nuk dua të flas për këtë gjë, sepse është jashtë specifikave të fushës Më mirë të mos merrem”.

Romanjoli – “Jam i lumtur që ka rinovuar me Milanin, pasi është një futbollist i rëndësishëm. Eshtë një ndër mbrojtësit e paktë qendrorë me prespektivë, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Ishte një lëvizje e shkëlqyer e kuqezinjve”.

Gatuzo – “Më ka befasuar, ishte një pikë referimi e rëndësishme për pjesën tjetër të grupit dhe duhet të përgëzohem me të”.

Baloteli – “Kemi dhjetë vjet që flasim për Balotelin, ai e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Duhet që të jetë ai që të ndryshojë në atë aspekt dhe të na e konfirmojë. Mendoj se eksperienca në Francë te Nica ka qenë tepër pozitive për të”.

Italia – “Vështirësitë janë ato që dinim, e një skuadre të re dhe pa një grup që mund të udhëheqë të tjerët. Mungonte ndonjë lojtar më ekspert, ka shumë punë për të bërë. Besoj se Mançini ka përvojën e duhur për të bërë këtë punë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *