Magani: Ishim në shok psikologjik, Dediç lojtarë kyç  

0

 

Trajneri i Teutës, Gugash Magani, u shpreh i lumtur për fitoren në Gjirokastër, pasi beson se ky 3 pikësh i vlen shumë ekipit të tij në aspektin psikologjik.

“Nëse i referohemi fazës së parë nuk është e njëjta situatë, pasi ishim shumë të qetë bëmë një start të mirë. Kishim shumë ndeshje pa fituar. Problematika që u shfaq në fund edhe pse me rezultatin 3-1, kishim trysni dhe presion dhe janë gabime që bëhen. Është një fitore shumë e rëndësishme, pasi kishim dhe luhatje besimi.”

“Gabimet janë prezente dhe kjo nuk ka fare çështje tekniko-taktike, por psikologjike. Skuadra ka pasur një shok psikologjik dhe nisur nga kjo kishte trysni dhe presion. E kemi parë dhe te skuadrat e mëdha. Mendoj se me këtë fitore kemi marrë një farë qetësie, por asgjë s’ka mbaruar, gjithçka sapo ka filluar”.

“Kam besim te e gjithë skuadra, është unike që të gjithë lojtarët kanë marrë minuta. Edhe pse e kam thënë që në fillim kemi bëtë një skuadër të re dhe kemi gabuar në merkato. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë deri në janar dhe më pas të përforcohemi. Edhe vetë nuk kam qenë i sigurt, pasi kemi pasur probleme dhe në portë dhe në mbrojtje.

Bilali ka pasur besimin tim. Edhe sot e përligji besimin tim”.

“Një skuadër që shënon besoj se funksionon. Skuadra punon mirë në fazën ofensive. Por në prapavijë nuk kemi personalitetin e duhur, pavarësisht se kemi punuar shumë”.

“Dediç është lojtar kyç i skuadrës. Me ndryshimin e modulit është përshtatur mirë. Në çdo moment është i rrezikshëm në atë pozicion ku luajti sot dhe në ndeshjet e fundit. Ishte lojtari më i mirë ndeshjes, por e gjithë skuadra luajti mirë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.