Lika: Gjyqtarët shpikin rregullore, vetëm goli i parë për fajin tonë  

0

 

Trajneri i Luftëtarit Hasan Lika, pas ndeshjes për “Supersport” ka komentuar ndeshjen me Teutën. Tekniku i gjirokastriteve nuk i ka kursyer kritikat për gjykimin, teksa i ka akuzuar se gjykojnë në bazë të rregulloreve që ata i krijojnë dhe jo që asaj që njeh futbolli.

“Sa për gjyqtarin jeni të gjithë koshient dhe nuk më takon të bëj shumë komente. Kam qenë i shqetësuar sepse luan me ndjenjat e një skuadre, një qyteti dhe atyre lojtarëve. Kishte shumë shqetësime deri në revoltim. Përveç humbjes mund të rrezikoheshim dhe për ndonjë vendim tjetër. Edhe ekzekutimi ishte aspak korrekt, pasi lojtari i Teutës e godet topin pa i rënë bilbilit. Nëse nuk do të ishte gol do përsëritej goditja. Vetë ai bëri me shenjë që nuk duhet të godiste topin pa i rënë bilbilit”.

“Nuk e di çfarë të them nëse ajo është penallti. Nuk e di çfarë të them”.

“Futbollistët edhe nga nervozizmi, nga dëshira dhe lufta sportive e mbajtën nën presion kundërshtarin. Edhe me pak fat mund të barazonim. Goli i dytë erdhi me vonesë, na penguan shtyllat. Në vazhdimësi kemi krijuar shumë raste, por nga ana tjetër nuk ka nevojë shumë për diskutim, me përjashtim të golit të parë që ishte faji jonë”.

“Abazaj dhe Bregu janë lojtarë me cilësi individuale. Ne duam ta zgjidhim ndeshjen me lojën në grup, por dhe nga cilësitë individuale. Ndoshta ka ndonjë teprim me mbajtjen e topit, por besoj se gjërat po funksionojnë. Kemi rritje, krijojmë volum, kundërshtari nuk na mban në presion, apo godet më shumë se ne. Të gjitha diskutimet në një ndeshje të tillë përmblidhen në menaxhimin e keq të gjykimit. Edhe kur nuk kam qenë në këtë pozicion, gjyqtari ka detyrë që të zbatojë rregulloren e futbollit dhe jo të shpikë rregullore nga xhepi”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.