Lukaku humbet miliona për shkak të këpucëve

Romelu Lukaku është ndër sulmuesit më të vlerësuar në qarkullim dhe pritet me kuriozitet paraqitja e tij në Kupën e Botës, pasi Belgjika konsiderohet skuadër e kompletuar dhe e aftë të bëjë surpriza të mëdha.

Ndërkaq, bie në sy një fakt interesant në lidhje me Lukakun, sepse sulmuesi i Mançester Junajtid humbet miliona euro për faktin se nuk ka asnjë kontratë me asnjë marke të njohur këpucësh, ndryshe nga sa veprojnë gjithë futbollistët më emër.

The Sun shkruan se belgu humbet rreth 1,3 milionë euro në vit për faktin se nuk ka firmosur me asnjë kompani të madhe dhe i blen vetë këpucët.

Në miqësoret e fundit të Belgjikës Lukaku ka luajtur me Nike, Adidas e Puma, pa pasur asnjë kontratë me to.

Shpjegimi i tij është interesant: “Sportisti i vesh këpucët, jo këpucët sportistin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *