Lojërat Olimpike verore pas 100 vitesh në Paris

0

Që nga kryeqyteti i Perusë, Lima, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Tomas Bah ka shpallur vendet organizatore të Lojërave Olimpike Verore 2024 dhe 2028. Kështu Lojërat Olimpike verore 2024 do të mbahen në kryeqytetin francez Paris, teksa katër vejt më vonë ato do të zhvillohen në Los Anxhelos të SHBA-së.

Kështu Parisi do të organizojë për herë të tretë në historinë e vet Lojërat Olimpike Verore. Si për çudi lojërat në Paris do të zhvillohen pas 100 vitesh që ishin organizuar më parë nga kryeqendra e Francës.

Edhe Los Anxhelosi do të prerë në vitin 2028 për herë të tretë në histori Lojërat Olimpike Verore pas olimpiadës në vitin 1932 dhe asaj të vitit 1984.

Ajo që vlen të theksohet është se për herë të parë në historinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, janë përcaktuar dy vende organizatore menjëherë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here