Lilaj: Sezon spektakolar, Europa na e bëri të veçantë

Si zakonisht, Sabien Lilaj transformoi me qetësi penalltinë e fituar nga Skënderbeu dhe kupa shkoi në Korçë. Mesfushori pas ndeshjes foli në Supersport…

– Ku e gjen qetësinë Lilaj, për të shënuar 11-metërsha vendimtar?

– Gjithçka është nga eksperiencë, por dhe nga tipi që jam i qetë dhe jashtë fushe, këto të dyja do të jenë.

– Çfarë mban mend nga ky sezon?

– Një vit i gjatë, i lodhshëm dhe i bukur. Europa na e bëri të veçantë. Falë Europës u ktheva dhe në Kombëtare. Kupa ishte dhe qershia mbi tortë pas titullit.

– Cili do të ishte ekipi tjetër veç Skënderbeut në Superiore?

– Përderisa u rikthye Tirona, nuk ka diskutim tjetër.

– Kush ishte goli më i bukur ky me Laçin, apo ai me Dinamon e Kievit?

– Ndaj Dinamos së Kievit ishte gol më i veçantë. Kurse ky ishte në vazhdimësinë e festës, pasi kishim 4 ditë që po festonim titullin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *