Lilaj në Azerbajxhan, e shoqëron edhe e fejuara

Sabien Lilaj nis kampionatin azer me Gabalan pas rreth dy javësh dhe tashmë ka nisur përgatitjet finale për sezonin  e ri.

Mesfushori i kombëtares kaloi disa ditë pushimi në Shqipëri, pas eliminimit të papritur të Gabalas në Europa League, ndërsa tani ka marrë me vete në Azerbajxhan edhe të fejuarën e tij Stela.

Ambientimi në Gabala ka qenë i shpejtë dhe Lilaj tashmë ka vendosur të stabilizohet në qytezën e vogël në veri të Azerbajxhanit, vend mjaft i qetë, por edhe i rehatshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *