“Mesi, Suarez dhe Iniesta më merrnin çdo ditë 50 euro”

Protagonist në Botëror me Kolumbinë, pas një gjysmë sezoni në hije në Spanjë, te Barcelona, aty ku hasi qindra pengesa dhe vështirësi.  Xherri Mina luajti vetëm 5 ndeshje në 5 muaj, teksa ishte edhe i pafat me një autogol.

Në prezantimin e tij zbriti në fushë këmbëzbathur dhe puthi edhe terrenin, duke u lutur, por kjo nuk mjaftoi, pasi për të do të ishte periudha më e vështirë. U prezantua si një goditje në merkaton e dimrit, por ishte një dështim, jo për faj të tij, sigurisht…

Në revistën “Bocas”, megjithatë, rrëfen disa prapaskena dhe kuriozitete për aventurën te Barcelona, teksa tashmë është me një këmbë te Mançester Junajtidi, që do të paguajë 50 mln euro për kartonin e tij.

“Kur mbërrita te Barcelona, për të krijuar një atmosferë gazmore dhe për t’u ambientuar me grupin, nisa ta vendosja baste me Mesin, Suarezin dhe Iniestën, kush shënonte më shumë gola në goditje dënimi. Dhe, a e dini çfarë, duke qenë futbollistë të mëdhenj, ata u treguan mjaft të zgjuar dhe pranuan menjëherë… Përfundova duke i dhënë çdo ditë nga 50 euro pasi humbisja. E vërteta është që janë përbindësha dhe nuk e kisha as idenë më të vogël, por janë të mrekullueshëm si persona”.

Nga historia gazmore dhe trishtimi i vetmisë dhe stolit: “Paulinjo dhe Kutinjo më inkurajonin, pasi po kaloja një periudhë të vështirë. Më thonin se do të vinte momenti im, por ai edhe ato pak herë që erdhi isha i pafat, pasi nuk bëra ndeshje të mira. Presion i madh te Barcelona. Nuk është e lehtë të stërvitesh gjatë javës dhe më pas të mos jesh në fushë”.

“U mërzita aq shumë saqë mendoja se edhe një pasim në stërvitje nuk dija më ta bëja mirë…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online