Lëvizja e radhës, Flamurtari “josh” Edon Hasanin

0

Mesfushorit shkodran i është bërë oferta, por ish-futbollisti i Kukësit ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen

Jo vetëm Bicaj, Flamurtari është gati të surprizojë sërish në merkaton e kësaj vere, duke tentuar që sa më shpejt trajneri Duro të ketë gati skuadrën me të cilën do të nisë sezonin e ri. Qëllimi mbetet afrimi i lojtarëve cilësorë nga merkatoja dhe po tentohet që shumica e marrëveshjeve të mbyllen pa nisur ende përgatitjet. Në fillim të korrikut vlonjatët synojnë të jenë pothuajse të kompletuar, duke përjashtuar ndonjë lëvizje të vogël. Në këtë fillim merkatoje emrat nuk mungojnë, ndonjëherë ka edhe abuzime, ndërsa te Flamurtari synojnë që këtë merkato ta zhvillojnë thuajse në heshtje të plotë. Zyrtarizimet do tët vijnë vetëm pas firmës në kontratë. Lidhur me emrat e Mazrekjat dhe Dajës, te Flamurtari janë shumë të rezervuar në këtë drejtim. Edhe me Bicajn u tentua të punohej në fshehtësi totale, por pavarësisht kësaj, tratativat arritën të zbuloheshin nga gazeta dhe tashmë lezhjani u zyrtarizua pjesë e Flamurtarit.

EDON HASANI – Me ikjen e Donjet Shkodrës, i cili tashmë do të jetë pjesë e Skënderbeut, në Vlorë janë hedhur në sulm për të gjetur një tjetër mesfushor. Aktualisht në listën e Duros bëjnë pjesë i riu Hyseni dhe Neziraj, i afruar në merkaton e janarit, si dhe Taulant Kuqi. Në “ajër” mbetet ende kapiteni Telushi, të cilit i ka përfunduar kontrata dhe ka disa oferta të rëndësishme. Nga ajo që mëson gazeta, Edon Hasani është një tjetër objektiv i Flamurtarit, madje mes palëve ka pasur bisedime. Aktualisht gjithçka është pezull dhe shkodrani po mendohet në lidhje me ofertën e bërë nga vlonjatët. Mesfushori nuk dëshiron të nxitohet, por po shqyrton edhe ofertat e tjera, me dëshirën e mirë për ta vijuar karrierën jashtë vendit. Kështu, Flamurtari pret një përgjigje të Hasanit, që do të ishte një lëvizje e mirë në merkato, pasi vlerat e 25-vjeçarit njihen mirë. Në Vlorë e presin krahëhapur.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.