Leksioni dhe mentaliteti i një trajneri si Klop: Dua të luajmë me një fanellë të rastit dhe të thonë…Ah po, ky është Liverpuli

Nga Klaudio Ndreca

Jurgen Klop është trajneri për t’u studiuar dhe për t’u marrë shembull në Europë. Mënyra sesi e transformon skuadrën, shpirtin e garës që fut në të dhe marrëdhënia me lojtarët, meriton vlerësimet më të mëdha.

Një teknik që ka shumë për t’u vëzhguar dhe që gjithmonë jep leksione me idetë e tij mbi futbollin. Këtë herë vjen me një rrëfim mbi mentalitetin dhe mënyrën sesi e shikon këtë sport. Kështu Klop shprehet se dëshiron që ekipi i tij të luajë me disa fanella të rastit dhe që të mos kenë lidhje me ngjyrat e ekipit të tij, por kur tifozët ta shohin për mënyrën sesi paraqitet në fushën e lojës, të kuptojnë se bëhet fjalë për Liverpulin. Pra gjithmonë të ketë një element dhe dëshirë që e dallon nga të tjerët.

“Ëndrra ime është që ne të luajmë me çdo fanellë të rastit që gjejmë, por kur të luajmë në fushë të thonë: “Ah po, ky është Liverpuli”. Për mua nuk është zhgënjim, ata fituan, ne nuk fituam. E mbyllur! Gjëja më e rëndësishme për mua është sesa mirë jemi. Nëse do të jemi vërtet të përqendruar, të fokusuar dhe të përmirësojmë shumë gjëra. Kështu mund të bëhemi më mirë dhe ky është motivimi ynë. Duke marrë për bazë sezonin e fundit, nuk merret shembulli sesa afër ishe me titullin dhe sesa të dhembi zhgënjimi. Sigurisht që të dhemb. Por është vetëm një mënyrë sesi ti vendos sesa do të dëmtohesh dhe çfarë do të bësh me këtë eksperiencë të marrë. Ne këtë e përdorëm që të jemi një ekip i mirë.

Dhe ne jemi një skuadër shumë e mirë për të luajtur futboll tani. Dhe kështu tani e vendosim ne sesa ndeshje futbolli duam që të fitojmë. Ti e vendos vetë se për sa kohë do që të dëmtohesh. Historia e këtij klubi është shumë e madhe.  Është e gjitha që lidhet me fitoren, por këtu ka një problem që shkaktohet gjithmonë nga gjeneratat. Sepse ka gjithmonë që thonë: “Ne nuk jemi mjaftueshëm mirë”. Është njësoj sikur gjyshi yt të ketë bërë diçka, babai yt ka qenë gjithashtu i mirë dhe vjen ti tani i vetëm dhe kërkon që të bësh atë që kanë bërë edhe ata më parë. Në një kohë tjetër, në rrethana të tjera dhe kushte të tjera. Nuk do të jesh kurrë i lumtur, prandaj çlirohu. Ti je një njeri tjetër, prandaj eja dhe ta përdorim talentin dhe aftësitë e tua. Këtë kemi bërë ne”, u shpreh Klop. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *