Lautaro mahnit në Argjentinë, presidenti: Nuk e mbajmë dot, është i Interit

Në Europë flitet shumë për emra si Ikardi e Dibala, por në Argjentinë shohin nga e ardhmja dhe ajo quhet Lautaro Martinez. Një fenomen i vërtetë, lumë golash në kampionat e Libertadores, por natyrisht vlera e tij reale do të shuhet në Europë.

Presidenti i Racing Klubit në Argjentinë, Viktor Blanko, ka shprehur dëshirën për ta mbajtur talentin deri në fund të aventurës në Libertadores, me shpresën për ta fituar trofeun, por e pranon që do të jetë tepër e vështirë.

Lautaro është i Interit prej qershorit, konfirmon Blanko, i cili pohon se “letrat janë firmosur”  dhe se nuk dëshiron “të krijojë pritshmëri false”  të tifozët.

“Do të shkojmë në Itali për të negociuar që Lautaro të qëndrojë me gjatë. Do të ndihmonte shumë edhe dëshira e vetë lojtarit, për të vazhduar edhe pak kohë me ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *