Lamtumirë Tirana, Edvan Bakaj firmos në Kosovë

0

Edvan Bakaj e mbyll me Shqipërinë, për momentin. Portieri i Tiranës ka vendosur ta vazhdojë karrierën jashtë Shqipërie, por praktikisht është aty, sepse ka firmosur në Prizren, me Lirinë e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, mëson “Sport Ekspres”.

Një karrierë thuajse e tëra në Superiore për portierin 29-vjeçar, por me shumë luhatje. Tre kupa Shqipërie, me Besën, Laçin e së fundi me Tiranën, por gjithnjë në tehun mes formacionit dhe stolit. U rrit te Partizani, pa u bërë dot titullar, pastaj kërkoi fatin në provincë, para se të firmoste për Tiranën në vitin 2014. Sezoni 2015/2016 u duk i duhuri: titullar fiks te Tirana, ku u stabilizua, por vetëm për pak, sepse sezonin e fundit titullari ishte Ilion Lika dhe Edvani mori më shumë kartonë, sesa zbriti në fushë.

Stop, Bakaj i portës ka vendosur të ndryshojë, nuk ia vlente të vazhdonte me Tiranën. Pikërisht kur Elisi prezantohej me Kukësin, Edvani arrinte marrëveshjen me Lirinë dhe tani do të mbrojë ngjyrat e skuadrës nga Prizreni.

Ironia e fatit: pasnesër Tirana pret Lirinë, në një miqësore të çuditshme, ku Bakaj mund të debutojë kundër skuadrës ku luante deri dje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.