Lamtumirë Inter! Mauro Ikardi vendos për të ardhmen, transferimi mbyllet me 65 milionë euro

0

Duket se gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit dhe pritet që për një kohë të shkurtër Mauro Icardi t’i bashkohet përfundimisht Paris Saint Germain. Ky transferim do t’i kushtojë parizienëve një shifër prej 65 milionë eurosh. Këtë lajm e bëri të ditur në një postim gazetari i njohur italian Fabrizio Romano në rrjetin social Twitter. Menjëherë pas këtij postimi ai publikoi dhe një deklaratë të drejtorit sportiv të Interit, Ausilio.

“Icardi dëshiron të qëndrojë në PSG. Ne jemi në detajet e fundit me klubin francez për të zyrtarizuar transferimin e Icardit”, u shpreh Ausilio. Mauro Icardi ka një histori të gjatë me klubin e Interit, ku në moshën 22 vjeçare iu dha shiriti i kapitenit si shpërblim për perfomancat e tij të shkëlqyera.

Problemet me skuadrën zikaltër nisin kur ai kërkoi rritje rroge, por e cila u refuzua nga drejtuesit. Mosangazhimi i tij në fushën e lojës, solli një urrjetje të madhe të tifozëve ndaj argjentinasit të cilët i kërkuan largimin nga ekipi. Pas një huazimi 1 vjeçar në PSG, kjo merkato do të finalizojë divorcin mes Icardit dhe Interit. /Sport Ekspres/

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.